5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Daut Haradinaj: Kosova do bëhet pjesë e NATO-s

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka rikujtuar përmes një postimi në Facebook themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës, duke shprehur besimin se Kosova do të bëhet pjesë e NATO-s.

Në postimin e tij, Haradinaj ka theksuar arritjen historike të krijimit të ushtrisë, për çka thotë se ishte “një hap që pak kush e kishte besuar”.

“6 vjet më parë u themelua Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Republikës së Kosovës. Pak kush e kishte besuar që do bëhej ushtria dhe kjo Ministri, mirëpo u bë,” shkruan Haradinaj.

Ai gjithashtu ka përmendur rëndësinë e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij janë çelësi për realizimin e synimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s.

“Bashkë me aleatët tanë atëherë dhe bashkë me aleatët tanë tash, Kosova do bëhet pjesë e NATO-s,” ka përfunduar Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...