Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka pasur sot një takim me strukturat e kësaj partie në Deçan.
Ai shkruan në Facebook se AAK është e gatshme për epilogun e radhës, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale.
“Sot një takim pune me strukturat e Aleancës në Deçan. Aleanca në Deçan si gjithmonë e organizuar dhe mobilizuar, e gatshme për epilogun e radhës. Me krenari e dinjitet! DH”, ka shkruar ai.