22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

David Cameron pre e mashtrimit – ai mendoi se po fliste me ish-presidentin ukrainas

Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, ka shkëmbyer mesazhe dhe ka zhvilluar një video-telefonatë me një person që është prezantuar si ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, por më vonë u konstatua se ishte një mashtrim.

“Edhe pse video telefonata dukej se ishte me Poroshenkon, ministri i Jashtëm nisi të dyshonte pas bisedës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në deklaratë më tutje shkruan se u krye një kontroll dhe u konfirmua se mesazhet dhe video-telefonata ishin një mashtrim, shkruan bbc.

Ajo nuk specifikoi se çfarë u diskutua mes dyshes, por tha se personi në anën tjetër të telefonatës i kërkoi kryediplomatit britanik informacione rutinore, si numra të kontaktit të personave me të cilin punon Cameron.Zyra e Jashtme tha se ministri e ka publikuar këtë informacion “në rast se videoja manipulohet më pas” dhe për të siguruar që “të tjerët të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik”.Ndryshe, autoritetet britanik nuk kanë bërë të ditur se kush qëndron pas mashtrimit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...