8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Dëbimi i shtetasve turq, Thaçi nuk merr pjesë në intervistim nga ana e komisionit

Për herë të katërt me radhë, presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk ka ardhur para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku ka qenë i ftuar të raportojë sot.

Ai ka kërkuar që intervistimi i tij të bëhet me 26 prill. Kështu ka bërë të ditur kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla. Sveçla ka thënë se është kërkuar që të caktohet një datë tjetër nga zyra e Presidencës.

“Zyra e Presidencës ka komunikuar me ne dhe ka kërkuar një datë tjetër për intervistimin e Presidentit. Në përgjigjen e zyrës së Presidencës thuhet se me keqardhje kjo zyrë na informon që Presidenti nuk mund të i përgjigjet ftesës së sotme, andaj kërkojmë që kjo ftesë të bëhet me 26 prill”, ka thënë Sveçla. /Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...