Ka shkuar në 200 numri i makinave të bllokuara në Rrugën e Arbrit si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë pushtuar veriun e Shqipërisë.
Makinat kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Murrizit që nga ora 2:30 e drekës.
Mes tyre janë dhjetëra furgonë pasagjerësh, autovetura dhe disa kamionë ushtrie. Tre borëpastruese të kompanisë po punojnë për hapjen dhe kriposjen e rrugës, por reshjet me intensitet dhe era e fortë sjell borë në trupin e rrugës./Njeshi/