Stilimi i makinës është pothuajse i njëjtë me GLE standarte. Por dizajnerat i kanë dhënë modelit një pamje të freskët duke shtuar grilën Panamericana.
Powertrain përmban një motor me djegie, turbo, supercharger elektrik dhe gjeneratorin e integruar. Ky është një setup i njëjtë me CLS 53, E 53 Coupe dhe E 53 Convertible.
Fuqia transmetohet nëpërmjet kamios automatike me nëntë nivele shpejtësie dhe systemin e drejtimit me të gjitha gomat aktive.
Motori e dërgon makinën në shpejtësinë 100 km/h për 5.3 sekonda dhe ka shpejtësi maksimale 250 km/h.
GLE 53 vjen standart me një pezullim ajri që përmban stabilizimin aktiv për qëndrueshmërinë e makinës në kthesa.
Drejtuesit e mjetit mund të zgjedhin shtatë gjendje drejtimi. Disa prej tyre: Comfort, Sport, Sport+, Trail dhe Sand për të aktivizuar sistemin sipas dëshirës së tyre.
Brenda, GLE 53 vjen standarte me një kombinim mes lëkurës së zezë dhe mikrofibrës së kuqe.
Sistemi i informacionit dhe paneli i instrumentave është po aq i bukur sa tek modelet e tjera Mercedes.
Prerja prej alumini i jep makinës një estetikë indrustriale dhe fribrat e karbonit janë ndër opsionet për veshjen e kabinës.
Blerësit kanë mundësi të zgjedhin një rresht të tretë me ndenjëse për të transportuar më shumë njerëz me makinën GLE 53.
]]>