Ramosaj tha se ky është një fillim i mbarë dhe se përveç kësaj marrëveshje ka edhe disa tema tjera që duhet biseduar për komunën e Deçanit,njofton RTK.
“Kemi pas një takim pune, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për efiçiencë. Po besoj që kemi edhe 4-5 tema tjera gjatë vitit për t’i futur në funksion për komunën e Deçanit. Është fillim i mbarë po besoj që në të ardhmen kemi me pas edhe bashkëpunim që qytetarët me pas produkt që e kemi parashiku për vitin 2019-të me arrit”, tha Ramosaj.
Ministri Lluka tha se përveç ndikimit publik me efiçiencë, do të krijojnë edhe kapacitete rezervë për ujë të pijes, raporton EO.
“Nënshkruam memorandum bashkëpunimi për të bërë ndriçim publik efiçient për Deçanin. Do të shikojmë mundësi për të krijuar kapacitete rezervë të ujit të pijes sepse Deçani ka nevojë për kapacitete shtesë të ujit. Do të shikojmë mundësit të rigjenerimit të ujit për hidro dhe mbulimin për rrjetet e energjisë elektrike në disa vende. Për efiçiencë kemi ndarë 46 mijë euro. Kjo është llampa e parë pastaj do të fillojmë me zgjerimin e saj”, tha ministri Lluka.
]]>