Punëtorët e Ndërmarrjes “Higjiena”, sot kanë përfunduar dekorimin e qytetit të Deçanit me flamuj kombëtarë në nder të Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Qyteti është zbukuruar me simbole kombëtare, duke marrë një pamje madhështore që përkujton sakrificën e brezave për liri dhe pavarësi.
Ata, nëpërmjet një postimi në Facebook, kanë ndarë pamje nga dekorimi i qytetit, duke uruar shqiptarët për këtë festë të shenjtë.
“Shqiptarë, anë e mbanë botës, të lirë e të bashkuar qofshim sa më shpejtë në një Shqipëri Etnike.
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!”, thuhet në postim./Njeshi/