21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Deco: Klubi nuk ka marr vendim për Xavin, mund të vazhdoj te Barcelona

Xavi Hernandez javë më parë ka njoftuar se do të largohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit.

Por drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka lënë të hapur mundësinë që spanjolli të vazhdoj edhe më tutje me ”blaugranët”.

Ai ka thënë se klubi i Barcelonës nuk ka marrë asnjë vendim për Xavin duke lënë derën e hapur për kthim.

“Nuk do të thosha se nuk mund ta zgjatim (vazhdimësinë e trajnerit), sepse nuk kemi asgjë kundër Xavi. Klubi nuk mori ndonjë vendim. Tani, nëse kjo mundësi ekziston, ne do ta diskutojmë kur të jetë momenti.

Kur them se nuk po flasim për trajnerin, është sepse nuk po marrim asnjë vendim sepse është herët, sepse ka gjëra ende përpara.”, tha Deco në një intervistë për Catalunya Ràdio./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...