5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Dëgjohet sërish shpërthim në veri

Një shpërthim është dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës këtë të premte, rreth orës 22:00.

Raportohet se shpërthimi është dëgjuar afër Spitalit në Mitrovicën e Veriut.

Telegrafi ka provuar të kontaktuar me zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri për detajet e shpërthimit, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Ndërkohë, Besim Hoti, zv/komandant në rajonin policor të Mitrovicës së Veriut, ka konfirmuar për mediumin serb “N1” se mjetet piroteknike janë hedhur në vendbanimin multietnik te “Tre Rrokaqiejt”, jo shumë larg pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Policia e Kosovës që nga e marta është përballur me sulme të vazhdueshme nga persona të panjohur në pjesën veriore, ku po bëhen përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë komunash./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...