15.7 C
Pec
E enjte, 19 Maj, 2022

Dekada e artë e Bitcoin, nëse dhjetë vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do të fitonit dhjetëra miliona dollarë

Bitcoini i parë për të cilin thuhet se janë kryer mihje 13 vite më parë, gjatë tre viteve të para vlente më pak se një peni. Por në vitin 2011, erdhi deri te një kthesë e madhe kur arriti të garojë me barazohet me dollarin amerikan.

Në atë kohë, shumë njerëz përqeshnin Bitcoinin dhe pretendonin se kurrë nuk do të mund të përdoret si valuta kryesore apo investim afatgjatë.

Por nëse keni vepruar ndryshe nga kjo masë dhe keni blerë Bitcoin me 100 dollarë sa ishte asokohe, investimi i juaj sot do të kushtonte hiq më pak se 4,32 milionë dollarë.

Kur Bitcoin u krijua, ideja për përdorimin e çipave kompjuterik për mihje të valutës digjitale, ka tingëlluar si diçka e pazakontë dhe absurde.

Por në praktikë, nuk ka qenë edhe aq ndryshe nga përdorimi i makinerive industriale për mihjen e metaleve të ndryshme të çmuara.

Sikurse ari, Bitcoin është një resurs i kufizuar. Sa më shumë që kryhen mihje të Bitcoin, çdo herë bëhet më vështirë të shpaguhet puna për mihjen e Bitcoin të ri.

Në ditët e para, Bictoin ka mundur të bëhet me procesorët e kompjuterit (GPU). Por, sot Bitcoin nuk mund të mihet me GPU të rëndomtë për shkak të kohës dhe energjisë së nevojshme për mihjen e një Bitcoin.

Në vend të kësaj, pajisjet e shtrenjta të njohura si ASIC, tani janë të nevojshme për mihje të një sasie të konsiderueshme të Bitcoin. Megjithatë, logjika e njëjtë ekonomike vlen për Bitcoin dhe metalet e çmuara: “xehetarët” mund të fitojnë nëse shpenzimet e makinerive dhe puna, nuk tejkalojnë vlerën e metaleve në treg.

Algoritmi i Bitcoin kufizon prodhimin e përjetshëm të 21 milionë Bitcoinë. Vlerësohet që Bitcoini i fundit nga mihja do të nxirret në vitin 2140.

E derisa çdo ditë e më shumë njerëzit po i kuptojnë këto koncepte, kanë filluar ta cilësojnë Bitcoin si pronë siç është ari dhe metalet e tjera të çmuara. Duke qëndruar anonim dhe i sigurt gjatë transaksionit, Bitcoinit i mundësohet me këtë teknologji të distribuohet dhe të quhet ndryshe si Block Chain. Numër i madh i investitorëve gjithashtu kanë filluar ta reklamojnë Bitcoinin si mbrojtje potenciale nga inflacioni.

Pasi Bitcoin arriti barazinë me dollarin amerikan, më shumë investitorë, analistë, sipërmarrës, madje edhe qeveritë janë futur në këtë vagon të trenit.

Janë shfaqur kompani të mihjes së Bitcoin siç është Marathon Digital dhe Riot Block Chain, shkëmbimet e kriptovalutave si Coinbase që janë rritur, e në treg kanë dalë fondet e para me të cilat tregtohet në tregun e Bitcoin (ETF). /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...