Me iniciativë dhe nikoqirllëk të Dekanit të Fakultetit të Arteve, të Universitetit Haxhi Zeka, prof. Hysen Nimani, nesër më 22 Nëntor 2025, në Pejë do të mblidhen Dekanët e Fakulteteve të Arteve të Prishtinës, Tiranës e Tetovës.
‘Ky takim, ka për qëllim diskutimin mbi bashkëpunimin dhe harmonizimin e programeve të studimit te Fakulteteve të Arteve të Universiteteve përkatese, me theks të veçant në përmbatjen e programeve akademike, zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe mundësitë për të krijuar një rrjet të përbashkët të aktiviteteve kulturore dhe artistike midis universiteteve.’-shprehet për ‘RADIO 1’ Dekani Nimani.
Tutje, është publikuar edhe agjenda e plotë e takimit.
• Rishikimi dhe harmonizimi i permbajtjës se programeve të studimit për fushat e arteve.
• Identifikimi i mundësive për organizimin e aktiviteteve artistike të përbashkëta.
• Diskutimi mbi mundësite për rritjen e bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe zhvillimit artistik.
• Iniciativa për krijimin e platformave të përbashkëta për studentët e arteve dhe mundësitë për shkëmbime akademike dhe kulturore.
Në takim, sipas nikoqirit mund të bashkohen edhe prodekanët apo bartës të programit të studimeve.
“Ne besojmë se ky takim do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet ndëruniversitare dhe për të hapur shtigje të reja për zhvillimin e fushës së arteve në rajon.’-është shprehur tutje Nimani./Njeshi&RADIO 1/