Federata e Paqes Universale ka vazhduar traditën mbi organizimin e përvitshëm të një veprimtarie me vlera mbarëkombëtare për pëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Këtë vit, në kuadër të 17-vjetorit të pavarësisë, Federata e Paqes Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Paqes dhe Këshillin e Paqes Tiranë organizuan në sallën “Alfred Moisiu” veprimtarinë me temë “Kosova – 17 vite liri, paqe dhe zhvillim” ku morën pjesë rreth 150 personalitete të nderuara, Ambasadorë për Paqe dhe të ftuar të veçantë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Veprimtarinë e ka moderuar gazetari i mirënjohur dhe Kryetari i Federatës së Paqes Universale z. Defrim Methasani, i cili ishte edhe organizatori kryesor i veprimtarisë.
‘Ky vlerësim më motivon edhe më shumë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të bashkuar.’-ka shkruar mes tjerash dekani Nimani.
Postimi i plotë:
‘I nderuar dhe mirënjohës!
Në kuadër të ngjarjes “KOSOVA – 17 VITE LIRI, PAQE & ZHVILLIM”, pata nderin të marr titullin Ambasador i Paqes nga Federata e Paqes Universale Shqiperi, këtë titull ma dorëzoi ish-Kryeministri i Shqipërisë, z. Vilson Ahmeti.
Ky vlerësim më motivon edhe më shumë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të bashkuar.
Falënderim i veçantë për organizatorët, veçanërisht z. Defrim Methasani, si dhe miqtë e mi të çmuar Prof. Sokol Saraci dhe Prof. Rovena Vata Mikeli për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!
Ky titull nuk është vetëm një nder, por edhe një përgjegjësi për të vazhduar misionin e paqes dhe bashkëpunimit.’-thuhet në postimin e dekanit Nimani.
Në këtë manifestim ka nderuar me pjesëmarrje edhe ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dhe si dhe përsonalitete të tjera nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare./Njeshi&RADIO 1/
Fundi i procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së, edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë