16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Deklarata për Taravarin, Mickoskin dhe Siljanovskan, Kabineti i Konjufcës kërkon të publikohet intervista e plotë

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka postuar rreth një interviste që kreu i Parlamentit e ka dhënë për portalin nga Maqedonia e Veriut “Tetova Sot”. Konjufca është pyetur për takimin e Arben Taravarit nga VLEN me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski.

Kërçeli i ka kërkuar gazetarit që e ka intervistuar Konjufcën që ta publikojë intervistën e plotë.

Konjufca i ka quajtur antishqiptare  konceptet në fushatën e kandidates për presidente nga VRMO. Për,  takimin e Taravarit me Mickoski, Konjufca ka thënë se nuk ka informacione duke theksuar se partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë takuar gjithnjë me njëra -tjetrën.

Më poshtë postimi i Kërçelit:

Rreth prononcimit të kryekuvendarit Glauk Konjufca për portalin TetovaSot.

Kryetari Konjufca është përgjigjur kështu:

1.Nuk kam informacion për këtë takim Taravari-Mickoski por po e marrë për të mirëqenë.

2.Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë takuar gjithnjë me njëra tjetrën, dhe këtu nuk ka diçka të jashtëzakonshme.

3.E kam përcjellë kandidaten e VMRO-së për Presidente të MV. Konceptet që i ka shpjeguar ajo në fushatë janë antishqiptare. Nuk mendoj që bën të mbështetet një opcion i tillë.

Përndryshe i bëj thirrje gazetarit ta postojë intervistën e plotë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...