18.1 C
Pec
E premte, 20 Qershor, 2025

Deklarata se Serbia po ndihmon arratisjen e të burgosurve kosovarë, Prokuroria Speciale merr në pyetje Ministren Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është intervistuar sot gjatë ditës nga Prokuroria Speciale për shkak të deklaratave të saj të fundit për të arratisurit nga burgjet e Kosovës, dhe ndihmën e tyre, sipas saj, nga Serbia.

Lajmi është konfirmuar për media nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

Në përgjigjen dhënë për media , thuhet se intervistimi i Ministres Haxhiu do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 Korrik 2024, lidhur arratisjet që kanë ndodhë nga burgjet e Kosovës. Intervistimi i të njëjtës për sqarim të këtyre çështjeve do të vazhdoj edhe nesër”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Reagimet e shumta për deklaratën e Haxhiut pas raportimit për vrasjen e Faton Hajrizit qenë të shumta, gjë që ka bërë që Ministrja të kërkojë mbrojtje të afërt nga Policia e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...