29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Deklaratat e Edi Ramës për dosjen Xibraka, reagon Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për dosjen ‘Xibraka’.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi është shprehur se përpjekja e dëshpëruar e Ramës për të diskredituar punën e SPAK, është tregues i formimit të tij që mendon se institucionet e drejtësisë janë zyra propagande qeveritare.

Bardhi gjithashtu i kërkon Ramës që të mos fshihet pas letrave të vëllait më të vogël, që sipas tij janë të pavlera, duke iu referuar kërkesës së Olsit në SPAK për këtë çështje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...