6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Del nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të vazhdojë dënimin në shtëpi

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirir, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të kësaj të mërkure nga gjyqtarja Matilda Fetahu, pas kërkesës së ardhur nga prokuroria.

Fetahu pranoi kërkesën e prokurorisë, ku ishin paraqitur dy akt-ekspertiza mjekësore në të cilat thuhej se ish-ministri nuk mund ta vuante më dënimin e dhënë në qeli, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Vendimi pritet të ekzekutohet ditën e sotme dhe Tahiri do të qëndrojë në banesën e tij pranë kopshtit Botanik.

Ish-ministri i Brendshëm u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.

Ish-ministri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi në Gjykatën e Posaçme GJKKO u rrëzuan akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...