11.7 C
Pec
E diel, 27 Prill, 2025

Delegacioni i deputetëve francezë, në Kosovë mblodhi informacione lidhur me dialogun me Serbinë

Ambasadori francez, Olivier Guerot, përmblodhi vizitën e delegacion të deputetëve të Asamblesë Kombëtare të Francës në Prishtinë.

Ai tha se misioni i tyre në Kosovë ishte “faktmbledhës” për dialogun Kosovë-Serbi dhe tha se për këtë qëllim kanë zhvilluar takime me krerët e vendit.

“Ky delegacion, i cili ishte duke kryer një mision faktmbledhës në Kosovë për dialogun Kosovë-Serbi, pati mundësinë të bisedojë me shumicën e liderëve politikë kosovarë, presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, krerët e LDK-së dhe PDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi”, shkroi Guerot.

Ai tha se delegacioni francez u takua edhe me peshkopin e Dioqezës Rashkë-Prizren të Kishës Ortodokse Serbe, Teodosije, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave shqiptare dhe serbe.

“Delegacioni u takua edhe me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Barduani dhe shefin e Misionit të EULEX-it, Barbano”.

Delegacioni nga senati francez, anëtarë të komisionit për punë të jashtme dhe mbrojtje, u përbë nga senatorët Hélène Conway-Mouret, Michelle Gréaume, Olivier Cigolotti, Bernard Fournier dhe administratori i komisionit të punëve të jashtme, mbrojtje dhe forca të armatosura, Benoît Heurtel./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...