5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Delegacioni i Forcave të Armatosura shqiptare viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i kryesuar nga komandanti gjeneralmajor Ilir Xhebexhia kanë vizituar Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së.

Delegacioni u prit nga gjenerali Hysen Dreshaj, i cili i njoftoi ata me të arriturat dhe sfidat e KFT-së në ngritjen e kapaciteve luftarake.

“Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...