15 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Delegacioni i KPK-së vizitë institucioneve të drejtësisë në ShBA, takojnë nobelistin që ishte pjesë e KFOR-it

Një delegacion i gjerë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga Kryesuesi i këtij institucioni, Ardian Hajdaraj, ka zhvilluar një vizitë pesëditore në ShBA, gjegjësisht në institucionet e drejtësisë të këtij vendi.

Sipas njoftimit të KPK-së, ata janë pritur në takim nga Kryeprokurori i Përgjithshëm i Karolinës së Jugut, Alan Wilson dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Karolinës Jugore, Donald W. Beatty.

Delegacioni kosovar, sipas njoftimit, në takimin e zhvilluar në Zyrën e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Karolinës së Jugut, është informuar për perspektivën dhe përvojat e këtij institucioni për hartimin e opinioneve nga Kryeprokurori i Përgjithshëm, rolin e Divizionit Ekzekutiv të Kryeprokurorit të Përgjithshëm në raport me çështje të bashkëpunimit me Qeverinë Amerikane dhe proaktiviteti i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe trajtimin e kërkesave për informacion nga mediat dhe publiku dhe aspekte të tjera profesionale, si dhe për proceset, veprimtarinë e përgjithshme dhe aktiviteteve konkrete gjyqësore të Gjykatës Supreme të Karolinës Jugore.

Ata janë njoftuar nga afër edhe me operimin e Qendrës së Trajnimeve dhe edukimin ligjor, si dhe për teknikat dhe metodat e vlerësimit të prokurorëve nga përfaqësuesit e Zyrës për Menaxhimin e Sektorit të Drejtësisë nga Uashingtoni.

“Gjatë vizitës në Fakultetin Juridik të Karolinës së Jugut, delegacioni pati nderin të takohej me fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, z.David Beasley, i cili ka marrë pjesë në misionin paqeruajtës në Kosovë dhe në misione të tjera paqeruajtëse në botë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e KPK-së.

Po ashtu, ky delegacion zhvilloi edhe një takim në Gjykatën e Qarkut në Charlstone, ku kanë marrë pjesë në dy seanca për matjen e dënimit.

Në kuadër të vizitës pesëditore në institucionet e drejtësisë së ShBA-së, pjesëmarrës në delegacionin e Kosovës ishin Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj dhe Zëvendëskryesuesja e KPK-së, Jehona Grantolli, së bashku me U.D.Kryeprokurorin e Shtetit, Besim Kelmendi, Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, Prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryetarin e Komisionit të Vlerësimit të Performacës në KPK, Veton Shabani dhe Drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, të shoqëruar nga Këshilltari Rezident Ligjor në OPDAT, John Hanley dhe Zyrtarja e Lartë Ligjore në OPDAT, Benina Kusari.

Vizita e delegacionit nga Kosova në institucionet e drejtësisë amerikane është organizuar nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe Zyra e OPDAT-it. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...