Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, të martën ka pritur një delegacion nga shteti i Iowa-së, në përbërje të të cilit kanë qenë edhe Del Christensen, Drejtor Ekzekutiv i Iowa Sister States, si dhe Matthew Schultz, përfaqësues nga Iowa dhe ndërmjetësues në krijimin e marrëdhënieve të binjakëzimit mes qyteteve.
Gjatë takimit, sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare.
“Prizreni dhe Council Bluffs, Iowa janë tashmë qytete të binjakëzuara dhe kjo marrëdhënie po zhvillohet me hapa pozitivë, duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftim.
Pas takimit, delegacioni së bashku me kryetarin Totaj kanë vizituar edhe Këndin Amerikan në Prizren, ku janë njoftuar me aktivitetet për edukim e kulturë dhe janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim./Njeshi/