23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Demantohet Bërnabiq, Osmani kërkoi heqjen e fusnotës

Burime nga delegacioni kosovar në Stamboll kanë demantuar pohimet e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq. Raportohet se presidentja Vjosa Osmani, ka kundërshtuar yllin dhe fusnotën në emrin e Kosovës dhe ka kërkuar që në versionin final të deklaratës së takimit ato të hiqen.

“Presidentja Osmani i ka votuar konkluzat me kusht që ylli dhe fusnota të hiqen. Kërkesën për heqjen e tyre e ka deponuar edhe me shkrim tek kryesuesi. Samiti ende është duke vazhduar dhe dokumentet finale janë në harmonizim”, ka treguar një burim i besueshëm, duke theksuar se deklarimet e Bërnabiqit përmes “Tanjugut” janë propagandë e zakonshme serbe. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...