14 C
Pec
E shtunë, 15 Mars, 2025

Demhasaj: NISMA bllokoi votën e AAK-së në Malishevë, nuk u votua as kandidati për kryeministër

Kandidati për deputet nga AAK, Artan Demhasaj ka deklaruar se partneri i koalicionit NISMA ka bllokuar votën në komunën e Malishevës.

Ai ka thënë se në Komunën e Malishevës dhjetë më të votuarit kanë qenë nga NISMA dhe nuk është votuar as kanidati për kryeministër.

Sipas tij, kjo tregon se si ka funksionuar ky koalicion.

Demhasaj ka thënë se Aleanca nuk e ka bërë kalkulime të tilla ndaj tyre dhe se kanidatët e Nismës janë votuar edhe në Deçan.

“Nëse e shohim dhjetëshen e parë më të votuar në Malishevë e sheh aty tregon që dhjetë numrat e parë janë kandidatët e NISMA-s do të thotë është bërë një votë bllok aty që janë votuar ata, pra nuk votohet as kandidati për kryeministër që ka qenë i koalicionit dhe kjo është tregues se a ka funksionuar mirë apo jo koalicioni, nuk ka tregues më të madh sesa kjo. Tregues është që AAK-ja nuk ka bërë numra bllok me i shpërnda dhe me thënë votoni këta numra sepse po duam ta luftojmë këtë kundërshtar që e kemi të brendshëm, nuk ka ekzistuar kjo. Nëse e sheh Fatmir Limaj, kryetari i NISMA-s është votuar në Deçan ka marrë mbi 1 mijë vota, është votuar në Gjakovë, në Pejë, në Klinë pra në të gjitha komunat të cilat janë bastion i AAK-së, ku AAK-ja qeveris dhe jo vetëm ai por kanë marrë votë edhe kandidatë të tjerë të NISMA-s, pra tregon që vota jonë e Aleancës është shpërndarë. Ne nuk kemi bërë kalkulim në këtë garë, elektorati ka votuar si ka dashur”, ka thënë ai në Teve1./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...