Aktorja ikonike, Demi Moore ka fituar për herë të parë çmimin “Golden Globe”.
Ajo mori në shtëpi çmimin për aktoren më të mirë femër në një film – muzikal ose komedi për rolin e saj në “The Substance.”.
“Unë me të vërtetë nuk e prisja këtë. Jam thjesht në shok tani”, tha ajo ndërsa pranoi çmimin.
“E kam bërë këtë për një kohë të gjatë, për mbi 45 vjet, dhe kjo është hera e parë që kam fituar ndonjë gjë si aktore dhe jam kaq e përulur dhe kaq mirënjohëse”, u shpreh tutje aktorja./Njeshi/