22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Demokracia nuk është në gjendje të mirë, thotë Papa Françesku

Demokracia nuk është në gjendje të mirë, ka deklaurar të dielën Papa Françesku, teksa u ka kërkuar politikanëve të shmangin populizmin dhe në vend të kësaj të punojnë së bashku për të ndërtuar shoqëri më të forta dhe për të trajtuar apatinë e votuesve.

Papa 87-vjeçar ishte në qytetin verilindor të Triestes për një vizitë, udhëtimi i tij i katërt brenda Italisë në pak më shumë se dy muaj, ndërsa përgatitet për një udhëtim 12-ditor nëpër Azi në shtator, raporton Reuters, transmetoh Koha.

Duke folur në një konventë vjetore katolike romake për çështjet sociale, Papa ka thënë se shumë njerëz ndihen të përjashtuar nga demokracia, derisa të varfrit dhe të dobëtit janë lënë të kujdesen për veten e tyre.

“Është e qartë se demokracia nuk është në gjendje të mirë shëndetësore në botën e sotme”, ka thënë Françesku.

“Le të mos mashtrohemi nga zgjidhjet e lehta. Le të jemi të pasionuar për të mirën e përbashkët”, ka shtuar ai, duke nënvizuar dëmin e shkaktuar nga “korrupsioni dhe paligjshmëria” politike.

Ai ka thënë se ishte e rëndësishme t’u mësohej fëmijëve rëndësia e vlerave demokratike, duke paralajmëruar se “indiferenca është një kancer i demokracisë”.

Vizita gjysmë-ditore në Trieste pasoi udhëtime të ngjashme në Venecia dhe Verona në prill dhe maj, dhe një fjalim drejtuar udhëheqësve të Grupit të Shtatë në Italinë jugore në qershor, daljet që kanë testuar qëndrueshmërinë e tij pas sëmundjeve të përsëritura gjatë vitit të kaluar. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...