18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Dëmtimi i objekteve të Gjykatave, kërkohet shtimi i sigurisë rreth tyre

Disa orë pasi tre të mitur u ndaluan për rastin e zjarrvënies ndaj objektit të Gjykatës së Ferizajt, në degën e Kaçanikut, nën pranga u vu edhe një i rritur.

Ndaj të katërve, Gjykata ka caktuar nga 1 muaj paraburgim. Megjithatë, raste si ky kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e objekteve të gjykatave.

Ndonëse e konsideron të kënaqshme nivelin e sigurisë, Liridon Salihu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike kërkon që siguria të shtohet.

“Në përgjithësi si GLPS ngase e monitorojmë punën e gjykatave dhe prokurorive në nivel vendi, vlerësojmë se niveli i sigurisë është relativisht i kënaqshëm, mirëpo raste të tilla si ky që po dyshohet si zjarrvënie në objektin e degës në Kaçanik, janë sinjal që edhe gjykatat mund të jenë cak i veprimeve të ndryshme kriminale. Prandaj, ky rast duhet të jetë sinjal për KGJK-në që të marrin hapa konkret dhe t rrisin nivelin e sigurisë në këto objekte”, tha Liridon Sailihi nga “GLPS”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...