11.6 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Dëmtimi i veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, arrestohet një person i dyshuar nga Podujeva

Policia ka arrestuar B.K, si i dyshuar për shpërthimin që kishte ndodhur para disa ditëve në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i dyshuari është nga Podujeva.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës ka arrestuar një  person B.K. në Podujevë i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’  nga neni 367 par. 2 të KPRK-së, Zjarrvënia” nga neni 322 par. 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par 1 të KPRK-së, i cili ka ndodh me datë 30.04.2025 në oborrin e QKUK-së, kundër veturës  se UD Drejtorit të QKUK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Tutje, thuhet se operacioni policor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e shtetit është duke vazhduar në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave për
hetimin e të gjitharrethanave të rastit.

“Organet e rendit mbeten të përkushtuar për të zbuluar motivet dhe zbardhjen e rastit në tërësi”, vijon njoftimi.

Ndryshe, ditë më parë, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kishte ndodhur një incident, ku ishte dëmtuar vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

Pas incidentit, Hajdari kishte deklaruar se nuk i ka askujt borxh,e  as nuk i ka hyrë dikujt në hak.

“Sot kam qenë objekt i një shpërthimi në veturën time – një akt që ngre dyshime të forta për tentativë atentati nga persona ende të panjohur për mua. Dua ta bëj të qartë se nuk i kam borxh askujt, as nuk i kam hyrë dikujt në hak ndonjëherë”, ka shkruar ai.

Tutje Hajdari ka thënë se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në shërbim të vendit.

“Nuk kam frikë. Asnjëherë nuk kam pasur dhe as tani nuk do të lejoj të më ndalë frika. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në shërbim të vendit tim, me ndërgjegje të pastër dhe përkushtim të plotë”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...