Një incident ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Gjakovë, ku një person është futur me traktor në parkun e qytetit dhe për pasojë është dëmtuar një lokal si dhe objekti i “TV Syri”.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se personi në fjalë e ka dëmtuar qëllimisht lokalin “Damë”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48-orë.
Policia në koordinim me Prokurorinë tashmë kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarit, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. /Njeshi/