11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Dënimi që duhet të paguajnë partitë politike nëse e thyejnë heshtjen zgjedhore

Rregullorja e Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP), parasheh dënime për partitë politike të cilat nuk respektojnë heshtjen zgjedhore.

Heshtja zgjedhore parashihet të mbahet një ditë para ditës së zgjedhjeve.

Dënimet për një parti politike, mund të jenë nga 6 mijë euro deri në 25 mijë.

Sipas, PZAP, gjobitjet për partitë varen nga disa kritere dhe mënyra sesi është thyer heshtja zgjedhore.

“Gjatë heshtjes zgjedhore  partive politike u ndalohet shpërndarja ose shfaqja ne mënyre tjetër në ndonjërën nga Qendrat e Votimit, ose 100 metra brenda hapësirës se te njëjtës, e çfarëdo lloj materiali me qellim ndikimi tek votuesit”, thuhet në këtë rregullore.

Po ashtu gjatë 24 orëve të heshtjes zgjedhore, të gjitha subjekteve u ndalohet të bëjnë fushatë në çfarëdo mënyre për hedhjen e votës apo ndikim tek votuesit

Për këto shkelje, subjektet të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dënohen nga 6 mijë deri në 25 mijë euro, ndërsa ato të cilat nuk janë të përfaqësuar nga 5 mijë e 5 qind deri në 20 mijë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...