Duke qenë se Gjermania fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror, pritej që edhe MVP i kampionatit të vijë edhe nga ku ekip.
Ai në fund e mbylli kampionatin me një mesatare prej 19.1 pikësh dhe 6.1 asistime në tetë ndeshje. Gjermanët festuan në të gjitha.
Nuk ka dyshim se Schroder është lideri i gjermanëve, dikush që e ka gjithmonë topin në dorë dhe që vendos ndeshjet.
Schroder ishte i jashtëzakonshëm ndaj Serbisë në finale ku shënoi 28 pikë.
Ai shënoi 17 pikë ndaj SHBA-ve në gjysmëfinale, ndërsa kundër Australisë kur kishte 30 pikë, si ndeshja më e mirë e tij.