18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Dënohet me 400 euro gjobë personi që kërcënoi deputeten Kusari

Gjobitja me 400 euro për kanosje ndaj Mimoza Kusari-Lilës, e ka shtyrë këtë të fundit të reagojë, duke e quajtur drejtësinë në Kosovë si selektore.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se kanosja e Ganimete Musliut është dënuar me 6 muaj burgim, ndërsa kanosja ndaj saj është dënuar me vetëm 400 euro gjobë.

Në një intervistë për Indeksonline ajo shtoi se është shqetësuar mbi mënyrën si u menagjua ky rast.

“Prej momentit kur Prokuroria themelore në Prishtinë kanë arrit marrëveshje ndërsa nuk ka pas informim paraprak e kam pa që në proces do të ketë lehtësira dhe vlerësim krejt tjetër

Mbi të gjitha, çka ka shtu shqetësimin tim për mënyrën se si është menagju rasti ka të bëjë me seancën në të cilën është evitu seanca dëgjimore.

Nuk është lënë as marrja në pyetje. Ndërsa, mënyra se si gjyqtari ka ndërprerë deklarimin e të pandehurit më shumë në mbrojtje të tij se sa në lënie të shprehjes së fjalës në të cilin nuk tregonte ai ndonjë vendim” ka thënë mes të tjerash ajo.

Kusari-Lila shtoi se kjo i jep përshtypjen që “ishte ideja që sa më parë të mbyllej si rast. Pra, ekzistonte kjo marrëveshje dhe një vendim që gjyqtari e kishte marrë para se me ardhë në seancë”.

“Në një situatë të njëjtë, i njëjti gjyqtar kishte marrë vendime tjera. Për të pandehurit për kërcënime në Facebook apo tjera.

I njëjti gjyqtar kishte gjykuar rastin e deputetes Ganimete Musliu ku kishte dënuar me 6 muaj burgim një mërgimar për veprën e kanosjes

Ndërsa, për rastin e Avdullah Hotit kishte dënuar një mërgimtar me 4 muaj burgim apo 2000 euro gjobë.

Në situatën e kanosjes dhe nxitjes së urrejtjes. Kanë qenë dy vepra. Ka qenë thirrje për sulm për gjitha kategoritë e veteranëve për sulm ndaj meje. Kërcënimin e ka bërë në një televizion kombëtar” shtoi Kusari-Lila./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...