Merxhan Rexhepi, është dënuar me dy mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Kjo meqë ai i kishte kërcënuar prokurorët Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, më 12 dhjetor 2024, për ftesën që dyshja ia bënë kryeministrit Albin Kurti për intervistim.
Mervan Rexhepi me këtë rast kishte shkruar: “Veç plumbi këta kriminelë të Serbisë i ndal”.
Dënimi i Rexhepit u konfirmua për nga zëdhënësja Mirlinda Gashi.
Gashi dhe Krasniqi, prokurorë të Prokurorisë Speciale e kishin ftuar për intervistim Kurtin, më 11 dhjetor, por që deri më tani së paku zyrtarisht ai nuk është paraqitur në zyrat e PSRK-së.
Bile shefi i ekzekutivit iu pati bërë ftesë prokurorëve që t’i shkojnë atij në qeveri për ta intervistuar.
I pandehuri sipas ligjit obligohet që ta paguajë gjobën, në të kundërtën masa zëvendësohet me burgim.
Nëse i pandehuri nuk e paguan gjobën atëherë i duhet t’i kalojë 100 ditë burgim, pasi që një natë të kaluar në burg, llogaritet 20 euro./Njeshi/