2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Dënohet me tre vjet e gjysmë burgim personi që planifikoi sulm terrorist në Prishtinë

Blend Vrajolli është dënuar me tre vjet e gjysmë burgim, nën akuzat për planifikim të sulmeve terroriste në Prishtinë dhe në Merdar.

Sipas aktakuzës së së Prokurorisë Speciale të ngritur vitin e kaluar, 25-vjeçari kishte planifikuar sulme terroriste ndaj komunitetit LGBTI në sheshin e kryeqytetit dhe në pikën kufitare në Merdar.

Prokuroria pretendonte se për këto sulme ka pranuar harta e mesazhe të tjera në aplikacione siç është Telegrami dhe se ka synuar ta përdorë kombinimin e Nitratit të Kalciumit me lëndë të tjera për të bërë lëndë shpërthyese. Ai u arrestua në pikën kufitare Hani i Elezit vitin e kaluar ku iu konfiskuan 2500 euro pas një udhëtimi në Arabinë Saudite.

Në deklarimet në prokurori, ai i ka shfajësuar personat e tjerë me të cilët ka pasur komunikim dhe ka fajësuar veten.

“I pandehuri thekson se me pastaj në vetvete i shpik dy plane edhe atë: Plani parë ka qenë për të bërë sulm terrorist në Sheshin e Prishtinës, ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBTI, ndërkaq plani i dytë ka pasur të bënte sulm terrorist në pikën kuftare në Merdare ndaj Policisë së Serbisë duke cekur se këtë e ka bërë vetëm për të vazhduar kontaktin me personin më fjalë (Muhagjirin)”, thuhet në arsyetimin e aktakuzës.

Vrajolli ka jetuar në Francë përgjatë viteve të fundit. Hetuesia e Francës ka qenë e përfshirë në hetimin lidhur me të.

“Po ashtu nga raportet e autoriteteve të Francës mbi të gjeturat gjatë bastisjes si dhe komunikimet me përmbajtje inkriminuese me personat e tjerë shihet qartë se i njëjti është i prirë dhe i frymëzuar me ideologii radikale islame për të sajuar bomba i dhe shkaktimin e akteve terroriste në Kosovë duke përshkruar edhe sheshin e Prishtinës ku do të defilonin pjesëtarët e LGBTI-së”, shkruhet në arsyetimin e aktakuzës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...