32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Denoncoi bashkëshortin për dhunë fizike e psikike në Pejë, burri fyen policët dhe arrestohet

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja është shënuar më 09 qershor 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Oso Kuka”, ku viktima E.T. ka njoftuar policinë për dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti A.T.

Viktima ka deklaruar se kishte pasur mosmarrëveshje martesore me të dyshuarin, i cili atë ditë e kishte goditur me shuplakë në kokë dhe e kishte shantazhuar emocionalisht dhe psikologjikisht.

Skandaloze është sjellja e të dyshuarit edhe pasi kishte mbërritur patrulla policore në vendngjarje, pasi ai doli nga dritarja e banesës dhe filloi të ofendonte zyrtarët policorë me fjalë fyese dhe denigruese.

Pas intervistimit nga njësia e hetimeve dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Dhuna në familje” dhe është ndaluar për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes.

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor dhe është strehuar në shtëpinë e prindërve të saj. Rasti është nën hetim nga organet kompetente. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...