10.1 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Deponohen gati 2 mijë euro të falsifikuara në tre banka të Kosovës, policia nis hetimet

Qarkullimi i parave false në Kosovë është duke vazhduar. Vetëm në 24 orët e fundit, në tri raste të ndara, Policia e Kosovë ka konfiskuar një mijë e 731 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Ndërkaq një rast tjetër ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur në Gjilan, ku ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme.

Rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...