18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Deponohen rreth tre mijë euro të falsifikuara në një bankë në Gjakovë

Një zyrtar i një banke në Gjakovë ka raportuar se brenda dy muajve janë deponuar 2 mijë 917 euro, ku 2 mijë e 842 euro kanë qenë monedha metalike  në vlerë prej dy euro.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë tëditur se monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë,  ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara,  një mijë e katërqind e njëzet e një (1421) monedha metalike  në vlerë prej dy (2) euro  (1421 x2=2842 euro), një kartëmonedhë në vlere prej pesëdhjetë (50) euro, një kartëmonedhë në vlerë prej njëzet (20)  euro si dhe një kartëmonedhë në vlerë prej pesë (5)  euro si të dyshuara të falsifikuara. Vlera totale është 2917 euro. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutjë në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...