16.3 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Deputet dhe ministër në dorëheqje, Peci: Kur doli rroga, e pashë që rrogën e mora të ministrit

Ministri i dorëhequr i Bujqësisë, Faton Peci sqaroi se paga e tij pas zgjedhjeve është vazhduar si ministër në detyrë, sipas praktikave të mëhershme dhe jo si deputet.

Ai tha se kishte respektuar procedurat institucionale dhe kishte lënë që administrata ta aplikojë modelin e mëparshëm të pagesës.

“Ne ju kemi drejtu, administrata e Kuvendit na ka shkru email. Pyetja ka qenë: a dëshironi ta merrni pagën si ministër në detyrë apo si deputet i zgjedhur? Përgjigja ka qenë që respektojmë praktikat e mëhershme. Kur doli rroga, e pashë që rrogën e mora të ministrit”, tha Peci.

Sipas tij, është më mirë që ministrat në detyrë të vazhdojnë të paguhen si të tillë, për të shmangur debatet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe pagesat për pjesëmarrje.

“Ne vazhdojmë me marrë pagat e ministrave dhe ma mirë që i marrim pagat e ministrave, për shkak se ka shumë përfolje që po thonë ‘po shkojmë për meditje e s’po e konstituojmë Kuvendin’. Jo, ma, ajo është rregullorja e Kuvendit”, theksoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...