-5.8 C
Pec
E diel, 23 Janar, 2022

Deputetët e vet ia kërkojnë dorëheqjen, ndeja gjatë karantinës që mund të i kushtojë shtrenjtë kryeministrit britanik

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është duke u përballur me thirrje për dorëheqje nga deputetët e partisë së vet, pasi pranoi se kishte marrë pjesë në një ndejë gjatë periudhës së izolimit në pandemi.

Johnson kërkoi falje për mënyrën se si e kishte trajtuar organizimin në kopshtin e ndërtesës qeveritare më 2020 dhe tha se e kupton zemërimin e publikut për këtë gjë.

Kryeministrit i dolën në mbrojtje disa ministra dhe zëvendëskryeministri Dominic Raab, por udhëheqësi i konservatorëve skocezë, William Wragg, dhe deputetët Roger Gale e Caroline Nokes i bënë thirrje që të largohet nga posti.

Ross tha se ka pasur një bisedë të vështirë me kryeministrin britanik, pasi ky i fundit kërkoi falje të mërkurën në dhomën e ulët të Kuvendit. Ai tha se do t’i shkruaj Komitetit 1922 – që i organizon kontestet për udhëheqësinë e Partisë Konservatore – për ta regjistruar kërkesën e tij për mosbesim ndaj kryeministrit.

“Ai është kryeministri, është qeveria e tij që i zbaton këto rregulla dhe ai duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e tij”, tha Ross.

Ministrat u kanë bërë thirrje deputetëve që ta presin rezultatin e një hetimi nga zyrtarja e lartë, Sue Gray, rreth dyshimeve për shkelje të rregullave kufizuese në ndejat e qeveritarëve. Ministrat thonë se rezultati i hetimit do të publikohet së shpejti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...