16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Deputetët po arrijnë në Kuvend për seancën konstituive

Deputetët tashmë po arrijnë në Kuvendin e Kosovës, siç shihet në këto pamje

Seanca konstituive e këtij institucioni është caktuar të fillojë prej orës 10.00.

Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë , Partia Demokratike e Kosovës 24 deputetë, Lidhja Demokratike 20 deputetë dhe koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë.

Megjithatë, përveç themelimit të komisionit verifikues dhe betimit të deputetëve, mbetet e pa qartë nëse sot do të arrihet të zgjedhet kryetari, emrin e të cilit duhet ta propozojë Lëvizja Vetëvendosje, si parti që ka dal e para në zgjedhje, e për të cilin, kjo parti duhet t’i ketë 61 vota.

Seanca pritet të drejtohet nga deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri në moshë, e që janë Avni Dehari e Sala Jashari. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...