18.8 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Deputeti i LVV, Abrashi: Populli do që Qeveria ‘Kurti 2’ ta çojë mandatin deri në fund

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimist se Qeveria ‘Kurti 2’ do ta përfundojë mandatin e saj në bazë të afateve të parapara me ligj dhe Kushtetutë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se Qeveria ‘Kurti 2’ është ta përfundojë mandatin e vet kushtetues, ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’”, ka thënë Abrashi. Abrashi ka thënë se, siç i quajti ai, “kori opozitar” janë bërë “agresivë” me kërkesën për zgjedhje.

“Mirëpo, marrë parasysh këtë korin e zërave opozitare, kohëve të fundit dhe ditë pas dite po bëhen shumë agresivë në këtë kërkesë. Dorën në zemër pak dyshoj në motivet e tyre se sa të sinqerta i kanë”, shtoi Abrashi

E lidhur për (mos)votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nga partitë opozitare, Abrashi ka thënë se “mos votimi nuk i shkakton dëme Qeverisë, por Kosovës”.

“Është në përgjegjësi që Qeveria me kërku mbështetjen e partive opozitare, por deri tani në Kuvendin e Kosovës ka ekzistuar një praktikë jo e shkruar se kur ka qenë çështja te votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, nuk është se ka pasur shumë kundërshtime. Nuk ka ndonjë çështje që shkaktojnë polarizim, përpos në qoftë se në përmbajtje kanë shumë tema politike, por kësaj radhe opozita ka qasje krejt tjetër. Tendenca e tyre bllokuese nuk është duke i bërë dëme Qeverisë, por Kosovës, kur vije puna mosvotimi i Marrëveshjes Ndërkombëtare”, shtoi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...