20.6 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Deputeti i LVV-së: Qeveria ka vendosur tu japë kohë aleatëve për hapjen e Urës së Ibrit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka kryer gjitha detyrat që i takojnë për një gjë të tillë.

Ai tha se Qeveria ka vendosur t’iu japë kohë aleatëve ndërkombëtarë që të vendosin se kur është koha e duhur për hapen e urës.

“Mendoj që Qeveria ka bërë mirë që u ka dhënë kohë ndërkombëtarëve të tregojnë se kur është momenti i duhur edhe për ta. I kemi parë deklaratat e Osmanit që jep një parashikim që deri kur mund të ndodhë hapja e urës, e ka përmend fundin e vitit, konsideroj që është e mjaftueshme kjo”, tha ai.

Sipas Halitit çështja e hapjes së urës nuk duhet të politizohet dhe kurdo që hapet ajo të bëhet pa pompozitet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...