14.7 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Deputeti i Vetëvendosjes: Serbia po përpiqet ta shndërrojë Asociacionin në parakusht për marrëveshje

Serbia po përpiqet që Asociacionin ta shndërrojë si parakusht për marrëveshje dhe një gjë e tillë është e papranueshme për Kosovën.

Kështu tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. Sipas tij, këtë çështje Serbia po e përdor si pretekst për të pamundësuar marrëveshjen për normalizim. Në një intervistë për KosovaPress, Rrustemi thotë se e gjithë vëmendja e palëve dhe ndërmjetësuesve duhet të fokusohet të marrëveshja finale për normalizim të raporteve mbi bazën e planit franko-gjerman.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion thotë se ka një intensitet të shtuar të evropianëve dhe amerikanëve për intensifikimin e procesit të dialogut.

“Ka një intensitet të shtuar, sidomos të ndërmjetësuesve evropianë e amerikanë për intensifikimin e procesit të dialogut për marrëveshjen për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, natyrisht mbi bazën e propozimit franko-gjerman të cilin ne e kemi konsideruar bazë të mirë, bazë solide për të vazhduar diskutimet. Ne e kemi pranuar si të tillë, si bazë solide për të vazhduar diskutimin, natyrisht që paralelisht po diskohet në opinion publik është çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Konsiderojmë që Serbia po përpiqet në njërën anë Asociacionin ta paraqesë dhe ta shndërroje si një lloj parakushti për marrëveshje, gjë që është e pamundur dhe e papranueshme për Kosovën, dhe në anën tjetër si një pretekst për ta pamundësuar marrëveshjen për normalizim”, thotë ai.

Rrustemi thotë se Kosova është e interesuar për dialog të mirëfilltë politik, derisa shton se presioni ndërkombëtar duhet drejtuar mbi Serbinë në mënyrë që e njëjta të pranojë planin e evropian. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...