35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Deputeti i VV-së për raportin e Borrellit: Presim heqjen e masave, Bislimi me siguri ka informacione për këtë

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, deklaron se raporti i Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të duhej të dërgohet para Këshillit të Ministrave sa më parë, sepse sa më shumë zgjatet, aq më shumë zgjatet padrejtësia ndaj Kosovës.

‘’Raporti do duhej që sa më parë të dërgohet para Këshillit të Ministrave sepse sa më shumë që zgjatet, aq më shumë zgjatet padrejtësia ndaj një shteti demokratik’’, potencon deputeti i VV-së.

Batusha, thekson se beson në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

‘’Natyrisht qe presim heqjen e masave. Kane qene dhe mbeten te padrejta, mbi gjitha ne kemi realizuar zotimet tona ndaj BE-se për de-eskalim’’ deklaron ai.

Deputeti i VV-së, për deklaratën e  zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se ai mund të ketë informacione se BE-ja do i heq masat për Kosovën.

‘’Me siguri zëvendëskryeministri ka informacione të cilat sinjalizojnë një gjë të tillë. Fundja është i ngarkuari i Qeverisë me proceset integruese dhe është e logjikshme që të ketë informacione më të detajuara’’, deklaron Batusha. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...