Deputeti i PDK-së Ferat Shala, ka njoftuar se ka shpërthyer një kazan në Termocentralin Kosova A, Blloku A4.
Shala në profilin e tij në Facebook ka publikuar edhe pamjet.
“Eksplodim i kazanit “bojleri i Albinit”, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar deputeti Shala.
Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë detaj për rastin/Njeshi/