Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK.
Merret vesh që tashmë e ndjera, sot është pranuar në klinikë, ku ka qenë dhe duke u trajtuar.
Lajmin e konfirmoi edhe vetë deputeti Berisha, i cili në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se varrimi i nënës së tij, Gjylie Veseli Berisha, do të bëhet nesër në ora 14:00 në fshatin Saradran në varrezat e familjes Berisha, Komuna e Istogut./Njeshi/