Shefja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka publikuar dy fotografi, një nga vizita e ish-Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, në Kosovë, në fillim të këtij viti, dhe një të presidentit francez, Emanuel Macron, i cili edhe sot po qëndron në Serbi,
Kearns përmendi faktin se gjatë vizitës së Macronit në Serbi u nënshkrua marrëveshja për shitjen e avionëve luftarakë “Rafale”, teksa kujton se si Cameron gjatë vizitës së tij ishte zotuar se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Kosovën, pas sulmit terrorist në Banjskë, shtatorin e kaluar.
Kujtojmë se Serbia nënshkroi të enjten në mbrëmje me Francën marrëveshje për blerjen e avionëve ushtarakë francez Rafale, në nisje të vizitës dy ditëshe të Presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd.
Marrëveshja me vlerë prej 3 miliardë eurosh sipas zyrtarëve francez është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.
Presidenti Macron e quajti marrëveshjen “historike dhe të rëndësishme” dhe vlerësoi “guximin strategjik” të Serbisë. “Është një demonstrim i vërtetë i frymës evropiane”, tha ai, duke nënvizuar se Serbia është vend me rëndësi për sigurinë në Evropë./Njeshi/