20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Deputetja Bytyqi: AAK e gatshme për zgjedhje, Kurtin e ka kapur panika

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të duhej të mbaheshin në shkurt të vitit 2025.

Por, të njëjtat kanë filluar të përmenden shumë më herët, njëjtë si nga opozita e po ashtu edhe nga pushteti.

Madje, kohëve të fundit kabineti qeveritar bashkë me kryeministrin e vendit Albin Kurti po shihen mjaftë shpesh në terren.

Se a janë daljet e kryeministrit Kurti në terren fushatë për zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato të rregullta apo parlamentare për FO ka folur deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Bytyqi, thotë se Kurtin e ka kapë paniku sepse ka frikë për rezultatin që do të merr në zgjedhjet e ardhshme.

“Po kjo po shihet ashiqare që kryeministrin e ka kap panika dhe ka nis fushatën në terren. Kur them e ka kap panika, është se kryeministri ka frikë nga rezultati që do të jetë në zgjedhjet  e ardhshme meqenëse e gjithë politika e tij ka qenë premtimet të cilat nuk janë realizuar, pra rrena të njëpasnjëshme. Pothuajse gjithçka që është zotuar për ta luftuar kur erdhi në pushtet i bëri me të madhe, dhe tashmë skandalet janë të njohura për publikun”, është shprehur Bytyqi.

Sipas saj, kryeministri Kurti kalkulon gjithçka vetëm e vetëm që të përfitojë nga situata.

“Po mendoj që Albini e kalkulon gjithçka në mënyrë që të përfitojë nga situata. Çështja e dinarit veçse po e vërteton se ai nuk është bashkëpunues e assesi konstruktiv. Si çdo herë e mendon pushtetin dhe nuk ka rëndësi për të dëmi që ai e shkakton ndaj vendit dhe raportet që po i cenon me aleatët tonë”, ka thënë ndër të tjera deputetja Bytyqi.

Ndërsa, kur është pyetur se a është e gatshme AAK-ja për zgjedhje, Bytyqi ka thënë e janë të gatshëm kurdo që ato mbahen.

“Ne jemi të gatshëm kurdo që ato mbahen”, është shprehur shkurt ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...