14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Deputetja e LDK-së: Kurti e Gërvalla fajtorë për dështimin në KiE, ia mundësuan Serbisë të festojë

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë e fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës janë kryeministri Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla.

Sipas Kransiqit, Kurti e Gërvalla mundësuan ditë feste për Serbinë dhe për këtë arsye duhet të ndihen të turpëruar dhe të japinë dorëheqje.

“Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla, janë fajtorë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE dhe mundësuan ditë feste për Serbinë.

Këta përfaqësues politikë sot duhet të ndihen të turpëruar dhe të japin dorëheqje, janë të paaftë dhe po shkaktojnë dëme të mëdha e të pariparueshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...