5.9 C
Pec
E diel, 10 Dhjetor, 2023

Deputetja Kearns e quan lëvizje të rëndësishme vendimin e Britanisë për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, Brtiania ka transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e ka përshëndetur vendimin duke thënë se është lëvizje mjaftë me rëndësi, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet nevoja.

“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan. Grant Shapps, Sekretari i ri i Mbrojtjes në Britani të Madhe konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR-it. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: frenoni, mbroni dhe mbani përgjegjësi”, tha Kearns në një postim në rrjetin social “X”.

Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, i njohur gjithashtu si Tigrat, është një regjiment fleksibël dhe luftarak.

Si regjiment këmbësorie, është i trajnuar në luftime të afërta me zbritje ose luftime në këmbë (1 PWRR), këmbësoria e specializuar e trajnuar për të operuar në ekipe të vogla në të gjithë botën (2 PWRR) dhe jemi në ballë të Rezervës së Ushtrisë të pajisur me shumë pajisjet më të fundit (3 dhe 4 PWRR).

“Ne ofrojmë përsosmëri në operacione komplekse dhe të vështira. Ne jemi me shikim përpara, por jemi jashtëzakonisht krenarë për regjimentet tona të paraardhësve, shpirti luftarak, vlerat dhe traditat e të cilëve lulëzojnë në Regjimentin e sotëm”, thuhet në njoftimin e armymod, për këtë regjiment.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...