Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 16 pas një kundërsulmi të cilin në gol e shndërroi lojtari me letra i Juventusit, Aaron Ramsey.
Ky rezultat qëndroi deri në minutën e 74 kur Harry Kane realizoi nga penaltia të cilën e shkaktoi mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi.
Në fund të takimit gabonezi Aubameyang dështoi të realizonte golin pas gjuajtjes së dobët të cilën e priti portieri Hugo Lloris. Në minutat shtesë Arsenali mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Lucas Torreira.
Me këtë barazim Arsenali i jep mundësi Manchester Unitedit që të marrë pozitën e katërt ndërsa Tottenhami ka 61 pikë në pozitën e tretë./Koha/Njeshi
]]>